Kadare dhe Spiropali

Krenaria shqiptare që vjen nga gjenialiteti

17 Tetor 2023, 16:45| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 16:47

  • Share

Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.

Tjetërsimi i qënies njerëzore nën diktaturë përmes një prej personazheve më të skalitur të letërsisë botërore, Ebu Qerimit.

Hamleti i bjeshkëve tona, Gjorgu, i thellë dhe dramatik sa Hamleti i Pallateve.

Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite.

Janë vetëm tre nga Yjet në konstelacionin e pafund të kryeveprave kombëtare dhe botërore të gjeniut tonë.

Shkrimtarit që me zjarrin dhe dritën që solli në kohën më të errët nuk e la mendjen e shqiptarëve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket; Luftëtarit më të paepur për identitetin europian të shqiptarëve; Maratonomakut që solli lajmin se s’ka vështirësi që s’përballohet dhe zinxhirë që s’këputen, se e drejta dhe e vërteta gjithmonë vonojnë por gjithmonë vijnë - i takojnë të gjithë titujt dhe nderimet.

*Në ceremoninë e dekorimit të Ismail Kadaresë "Oficer i Madh i Legjionit të Nderit" nga Presidenti Macron.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?