Miranda Rira dhe Ilir Meta

'Krenaria' e Ilir Metës në SPAK, Miranda Rira 20 tendera me flamur të kuq! Ja si e mbushi bashkinë me nipa, mbesa, fëmijët e dajave, tezeve dhe kushërinj

29 Janar 2021, 17:34| Përditesimi: 29 Janar 2021, 18:04

  • Share

Miranda Rira ka drejtuar Bashkinë e Përrenjasit gjatë periudhës 2015-2019 si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në maj të 2015, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, Ilir Meta, në atë kohë kryetar e LSI, e prezantonte zonjën Rira me krenari, e cila do të bënte të rinj që ndërtonin të ardhmen e tyre aty. “Krenar që mbështes Miranda Rirën. Kandidatja Rira do realizojë atë çka ju prisni për bashkinë tuaj të re. Le ta votojmë, është zgjedhja dhe drejtimi i duhur për bashkinë e Përrenjasit. Sfida e saj ta bëjë bashkinë e re që të rinjtë të mendojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, thoshte Meta.

Koha tregoi se Miranda Rira punoi për rrethin e saj familjar dhe fisnor. Bashkia e Përrenjasit u mbush me shpejtësi me tarafin e saj, një mentalitet ky tipik i LSI-së. Vajzën e motrës, Mirela Dashin, e emëroi kunatën Servete Rira në bashki, vajzën e dajës Dashurie Çollaku specialiste, inspektor finance, djalin e dajës, Bergin Karaj, specialist të emergjencave civile, djalin e tezes. Enver Alla, roje shkolle, djalin e tezes Ervin Balla, specialist i emergjencave civile, kushërirën Nasibe Kanani inspektor për mbrojtjen e konsumatorit, në pozicione të tjera dalin e dajës Ilmi Karaj, djalin e motrës Mili Vasku, djalin e dajës Irfan Bogdani, djalin e tezes Ilir Balla, djalin e krushkut etj.

Ditët e fundit Miranda Rira ka përfunduar në SPAK. Ajo është kallëzuar nga kryebashkiaku aktual Nuri Belba, lidhur me një tender për fushën e sportit me fond limit 82, 544, 578 lekë. Dosja ka përfunduar në SPAK me akuzën për shpërdorim detyre. Rira reagoi sot, duke e konsideruar dosjen si një sulm politik, pas të cilit, sipas saj, qëndron Taulant Balla. Megjithatë, për këtë çështje do të shprehet SPAK dhe më pas Gjykata Speciale.

Në tetor 2018, Bashkia e Përrenjasit me në krye Miranda Rirën njoftoi tenderin për fushën e sportit. Një nga kompanitë kundërshtoi kriteret si arbitrare në Komisionin e Prokurimit Publik. Komisioni, me vendim nr. 834/2018, dt. 12. 12.2018 përmbysi kriteret teknike të shpallura nga bashkia, duke diktuar disa kritere të tjera, më të pranueshme. Vendimi i KPK-së është ankimuar në Gjykatën Administrative. Edhe pse animimi në gjykatë nuk i pezullon procedurat, aktualisht tenderi figuron i pezulluar.

Ndërkaq, gjatë drejtimit të bashkisë nga Miranda Rira, Shqiptarja.com ka identifikuar të paktën 20 tendera me ‘flamur të kuq’, që do të thotë me procedura të dyshimta dhe më risk të lartë për abuzime të mundshme. Konkretisht, këto procedura karakterizohen nga mungesa e garës, skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit etj.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jeti: 30/01/2021 14:13

    Nuk na intereson cka ber kjo para 5 vitesh ..mos humbni vemendjen o popull..na intereson cfar po behet qe nuk esht ber asgje.as per qytetin e as per fshatin.jan ber vetem shkaterrime prerja e pyjeve shfrytezim i ujrave i minjerave fshatrat pa rrug pa energji keto do fashti o popull

    Përgjigju
  • Vandam: 30/01/2021 11:01

    Kjo hajdute la qytetin dhe gjith zonen pa sport.kjo eshte per 30 vjet burg.kjo u be e pasur me leket e njerezve te varfer.shtrige ..

    Përgjigju
  • Zdravo: 30/01/2021 08:27

    Kjo eshte Kokrra e delenxhijes... hajdute e papare

    Përgjigju
  • Rita: 30/01/2021 08:24

    Sa gjynaf qe i cojne ne prokurori. Si duket nuk bejne shume vota se mdryshe do i kishte perlare sa hap e mbyll syte PS. Si psh Nasipin, Narin, Gledionin, etj. Shqiptarja.com te merret me keto tipa e te shkruaje ndonje gje per te qene. Mbeti vetem ne refrenin te rroje partia.

    Përgjigju
  • Realiteti: 29/01/2021 22:45

    Vetem fukarenjte hetoen nen masen arrest me burg edhe per kundravajtje penale. Zamira Rami dhe Miranda Rira hetoen ne gjendje te lire. Spaku denon ata qe i japin 10 mije leke policit rrugor. Per keta nuk ka shance te denohen te denohen. Kot show show

    Përgjigju
  • gezimi: 29/01/2021 22:42

    Kjo meritoka medalje! njerezit kane harruar prinderit dhe vellezerit e motrat ndersa kjo puneson kusherinjte!

    Përgjigju
  • I tej: 29/01/2021 22:37

    LSI lesh e dhi ne te .

    Përgjigju
  • ret: 29/01/2021 21:33

    crendesi ka, edi rama ka thene qe vettingu funksionon, derisa e ka votuar vettingu mbylleni halen

    Përgjigju
  • asl: 29/01/2021 21:27

    Bageti e bujqesi,tallet Lirua me popullin me dy femijet ne Angli Sala shiti arme vrau e preu,Basha kreu studimet ne Hollande me shpenzimet e tjeter kujt,atehere çfare i ngeli popullit:Ajo qe i vune Dritanit ne Lushnje.Keq me vjen qe po e them po jemi ne epoken e shpellarizmit.

    Përgjigju
  • raul: 29/01/2021 19:20

    Po si nuk pati nje drejtor te ndershem apo minister te ndershem ky sekti banditesk i leshelise por gjithe hajdute tenderash dhe bamires kusherinjsh pa shkolle duke i bere drejtora militantet e lrise me 8 klase per te joshur rinine ne haremin erotiko naziskin te Jales. Ne ferr Doktoresha horoskopike Nafije dybeku i leshelise qe drejton kete sekt hajdutesh ordinere.

    Përgjigju
    • robi: 30/01/2021 08:39

      Po me thoni o njerez nje minister apo nje drejtor apo nje kryetar bashkie te leshitlikes qe ishte per te qene, te gjithe hajdute ordinere te fondeve publike. Ne ferr sekti i hajduteve te leshelise, ne grope septike sharebajgat si Elona Guri

  • Njoni: 29/01/2021 18:58

    Mooos, lajmi keq. Sapo ndodhi. U ka nda Andi me Tean ke përthithen. Tea është pa duke u puth me nji tjetër o mik. Andi po mer titullin "cornuto i kombit" këto janë probleme të mëdhaja. I bëj thirrje politikës shqiptare, ambasadorëve dhe organizmave ndërkombëtarë prezente në shqipëri ta zgjidhin këtë krizë ose ne nuk do pranojmë të futemi në evroptë.

    Përgjigju
  • Beni: 29/01/2021 18:38

    Pune katunarje.Ky eshte niveli sa del prej unazes Tirones.

    Përgjigju
    • Lala: 30/01/2021 11:21

      Po me katunar e me te trash se tironsit aka o beno

  • Loni: 29/01/2021 18:04

    I lumte cocoa e vockel... Edhe pjeshka Apo kajsija..

    Përgjigju
  • tosi: 29/01/2021 17:58

    Hekrat kesaj sharebajge te neveritur hajdute te leshelise, cfare prisni o prokurore te vjedhe perseri kjo hajdute e deklaruar e bandes se hajduteve te leshitlikes se doktoreshes horoskopike leshelike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?