Sport

Krenari dhe pengje, Italia ‘ringjallet’ në Ligën e Kombeve, fiton grupin A3! Barazim i ‘çmendur ‘ në Angli-Gjermani

27 Shtator 2022, 09:50| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 18:00

  • Share

Italia nuk do të jetë në Botërorin e Katarit por ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale apo atë që njihet si Final Four të Ligës së Kombeve. “Të kaltrit” e Mancinit triumfuan 2-0 në Budapest ndaj Hungarisë në ndeshjen e fundit të grupit 3 në Ligën A dhe e mbyllin grupin në vend të parë. Golat u shënuan nga një për çdo pjesë Me Raspadorin e Dimarco e Italia e mbyll me 11 pikë në 6 ndeshje.

Barazim i çmendur e spektakolar njëkohësisht në sfidën tjetër të grupit luajtur në “Wembley” mes Anglisë e Gjermanisë. Sfida përfundoi 3-3 dhe  anglezët e mbyllin në vend të fundit grupin dukë rënë në Ligën B. Të 6-të golat u shënuan në pjesën e dytë dhe ishin gjermanët që morën fillimisht avantazh të dyfishtë me golat e Gundogan e Havertz. Anglia jo vetëm që barazoi me Shaw e Mount por me penalltinë e Kane  përmbysi gjithçka 7 minuta nga fundi. Gjithsesi gjermanët nuk dorëzohen kurrë dhe Havertz barazoi në limite për të mbyllur një ndeshje spektakolare./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Ora 10:36
VIDEO përmbledhja/ 6 gola asnjë fitues, barazim i ‘çmendur’ në Angli-Gjermani

 

Ashtu siç edhe gjithkush do të priste Gjermania dhe Anglia kanë dhënë spektakël mbrëmë në  Barazim i çmendur e spektakolar në “Wembley”. Sfida përfundoi 3-3 dhe  anglezët e mbyllin në vend të fundit grupin dukë rënë në Ligën B.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?