Mesha në ish burgun e Spaçit

Kremtohet mesha në burgun e Spaçit, të pranishëm edhe ish të burgosur që vuajtën dënime politike

22 Qershor 2022, 08:26| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 08:34

  • Share

Ditën e djeshme, meshtarë e Ipeshkvinj nga e gjithë Shqipëria kanë kremtuar meshën në ish burgun e Spaçit. Aty kanë vuajtur shumë njerëz, ndër të cilët edhe shumë meshtarë katolikë.

Imazhet i ka bërë publike Dom Gjergj Meta në Facebook duke thënë se patën një takim mbresëlënës me Fatos Lubonjën dhe me librin e tij "Jetë burgu" pasi ka vuajtur dënime politike atje.

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Burgu gjendet (gjendej) në fshatin Spaç. Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist. Një rebelim i ngjashëm u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984 ku u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?