Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Kremlini thotë se Putin nuk është përfshirë në vendimin për t’ia dorëzuar trupin e Navalnyt familjes

26 Shkurt, 14:56| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:00

  • Share

Kremlini tha këtë të hënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk ishte i përfshirë në vendimin për t’ia dorëzuar trupin e Navalnyt familjes së tij, siç raporton CNN.

Navalny ndërroi jetë teksa kryente dënimin në koloninë penale më 16 shkurt dhe familja e tij prej ditësh i kërkonte autoriteteve ruse t’i jepnin trupin e tij.

Të premten, autoritetet ruse pranuan të dorëzojnë trupin e kritikut të Kremlinit.

Duke folur në konferencën e zakonshme me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cilësoi akuzat e nënës së Navalnyt, Lyudmila Navalnaya për shantazh dhe për sugjerimin e një funerali sekret për Alexein si “absurde”, duke shtuar se Kremlini “nuk ka patur lidhje” me çështjen dhe prandaj “nuk mund të ushtroj presion”.

Të shtunën, ekipi i Navalnyt raportoi se trupi tashmë iu kthye familjes. Planet për funeralin e tij mbeten ende të paqarta.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?