Kremlini konfirmon: Putin nuk planifikon as fjalimin e tij nëpërmjet videokonferencës në G20

7 Shtator 2023, 15:55| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 15:56

  • Share

1693601514_put.jpg

Kremlini konfirmoi ditën e sotme se Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin G20 në fund të javës, as nëpërmjet videokonferencës.

Do të jetë ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, i cili do të përfaqësojë Rusinë, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini, raportojnë mediat e huaja.

Për të dytin vit radhazi, Vladimir Putin refuzoi ftesën për të përfaqësuar Rusinë në këtë takim, i cili këtë vit do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Indi, vend me të cilin Rusia ka marrëdhënie të ngushta.

Takimi i madh do të shënojë kulmin e presidencës njëvjeçare të G20 të Indisë, ku kombet do të ndajnë angazhimet e tyre për zgjidhjen e çështjeve që prekin kombet.

G20 përfshin Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Republikën e Koresë, Meksikën, Rusinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar , dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken njofton paketën 1 mld dollarë për Ukrainën! Moska kundër SHBA për furnizimin e Kievit me municione uraniumi: Akt çnjerëzor


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?