Krem spinaqi me bukë të skuqur nga zonja Albana

6 Shkurt, 12:02| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:04

  • Share

Krem spinaqi me bukë të skuqur

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 2 lugë supe gjalpë
  • 1 qepë të vogël
  • 5 lugë supe vaj ulliri
  • ½ fç tul buke në kubikë
  • 3 lugë supe salcë kosi
  • 1 lugë kafeje miell
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 lugë lëng limoni
  • Piper djegës
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim bukën në kubikë sa më të vegjël. E kalojmë në një tigan në 2 lugë gjalpë dhe më pas e veçojmë në një pjatë. Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim në lyrën ku skuqim bukën. Me qepën skuqim edhe pak miell. Spinaqin e grijmë në copa të vogla dhe e kaurdisim me qepën dhe hudhrën e shtypur. Hedhim piperin djegës, piperin e zi, arrën moskat, kripën dhe 4 lugë vaj ulliri. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë salcën e kosit dhe lëngun e limonit. Të gjitha bashkë i përziejmë, e provojmë për shijen e kripës dhe e vendosim spinaqin e përgatitur në mes të pjatës. Mbi të vendosim bukën e skuqur dhe pak djathë të grirë. E zbukurojmë me dy gjethe të vogla spinaqi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?