Krem karamel nga zonja Albana

2 Mars 2023, 11:55| Përditesimi: 2 Mars 2023, 11:58

  • Share

Krem karamel

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 110 gr sheqer
  • 3 vezë të plota
  • 2 të verdha veze
  • 1 bustinë vanilje
  • 2 lgj niseshte

Për karamelin:

  • 150 gr sheqer
  • 5 pika lëng limoni

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim karamelin duke vendosur në një tigan sheqerin me lëngun e limonit. Sipas dëshirës mund ta përgatisim karamelin dhe thjesht me sheqerin dhe pak ujë. Ndërkohë lyejmë tasat me gjalpë.

Vendosim qumështin në tenxhere. Një gotë qumësht e ndajmë veç për të tretur niseshten. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë niseshten e tretur me qumështin dhe vaniljen. Këtë masë e shtojmë në tenxheren me qumësht sapo të ketë filluar të ngrohet. E trazojmë mirë dhe e lemë derisa kremi të lidhet. E ndajmë me garuzhde në tasa dhe e konsumojmë pasi të jetë ftohur plotësisht.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?