Kreditë me probleme u ulën në 5.07% në nëntor 2023, Huatë me probleme ishin 36.6 mld lekë

10 Janar, 19:22| Përditesimi: 10 Janar, 19:23

  • Share

Edhe pse norma bazë e interesit u rrit disa herë në vitet e fundit, duke shkaktuar shtrenjtim të kredive për qytetarët e bizneset, Banka e Shqipërisë raporton se kreditë me probleme përgjatë vitit 2023 kanë qenë në rënia. Në raportin e fundit për muajin nëntor 2023, tregohet se niveli i kredive me probleme zbriti në 5.07%, nga 5.12% që kishte qenë në muajin tetor.

Mbajtja në nivel të ulët të kredive të këqija tregon se fuqia paguese e kredimarrësve nuk ka pësuar ulje, kjo lidhet edhe me forcimin e lekut, që ka ndihmuar qytetarët që i kanë të ardhurat në lekë.

Sipas bankës së Shqipërisë deri në fund të muajit nëntor, totali i kredisë së dhënë për ekonominë ishte 722.2 miliardë lekë, dhe praktikisht 36,6 miliardë lekë e kësaj vlere bën pjesën në klasifikimin kredi e keqe.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?