Ramush Haradinaj

Krasniqi e mohoi, Haradinaj: E kam lexuar draftin e Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

7 Nëntor 2023, 13:20| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 13:22

  • Share

Kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndryshe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, Haradinaj tha se e ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi tekstin.

Ende nuk dihet nëse Drafti është prezantuar në të njëjtin takim të përbashkët, apo nëse Haradinaj ka zhvilluar takim tjetër të veçantë me Miroslav Lajçak. I pyetur nga gazetarët për këtë, Haradinaj s’ka treguar, vetëm ka dhënë detaje për Draftin që ka parë. Haradinaj ka thënë drafti i Asociacionit që ka parë çdo herë përshtatet me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet të vendit.

“Sapo përfunduam takimin me Lajçakun dhe ekspertë të tjerë që ishin me të. Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin ta lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë me hapat e mëtejmë me atë që e presin Kosovën. Kemi lexue draftin në tërësi. Ai e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni iu jep Komunave me Shumicë Serbe, kuptohet çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave dhe Asociacioni s’merr nga këto përgjegjësi. Po ashtu janë disa lehtësina që krijohen në arsim dhe shëndetësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimit nga Kushtetuesja. Në hyrje të doc thuhet që drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtutuese dhe të gjitha aktet tjera duhet të shqyrtohet nga MAPL dhe të aprovohen,miratohet nga Kushtetuesja. Duhet ta themi haptazi, me implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova e bën një hap të madh përpara. Është një kompromis i madh i Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?