Kraja drejt përfundimit të mandatit, me 16 dhjetor do të zgjidhet kreu i ri i SPAK

2 Dhjetor 2022, 12:41| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 13:27

  • Share

TIRANË- Në 16 dhjetor do të zhvillohen intervistat me 3 kandidatët për kreun e Spak. po këtë ditë do të bëhet edhe votimi për pasardhësin e Arben Krajës. 

Mandati 3-vjeçar i kreut aktual të SPAK-ut, Arben Kraja, mbaron në datën 18 dhjetor.

Tre kandidatët janë Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. KLP ka administruar edhe platformat e tyre. Sipas relacionit kandidatët plotësojnë kushtet ligjore.

Si zgjidhet kreu i SPAK?
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas nenit 148/dh, pika 3, të Kushtetutës, emërohet me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreu të SPAK-ut është 3 vjet dhe nuk ka të drejtë që të rizgjidhet për një mandat të dytë. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite.

Cili prej tre kandidatëve në garë ka shansin të zgjidhet kreu i ri i SPAK?
Një ndarje korrekte do të ishte triumfi me 6 vota nga 11 në total të anëtarëve të SPAK, siç Arben Kraja mundi të fitonte në 2019-ën. Por në kushtet e tre kandidatëve në garë ky kombinim nuk është i lehtë, edhe pse jo i pamundur. Tre kandidatët tashmë duhet të shtrijnë influencën e tyre tek KLP, teksa u duhet të bindin anëtarët e kësaj të fundit për vota. Nuk ka një ndarje perfekte për emrin favorit, gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim, por surpizat nuk përjashtohen.

Cilat janë kompetencat e kreu të SPAK?
Kreu u SPAK është më shumë një administrator i institucionit dhe nuk ka asgjë në dorë të ndikojë mbi dosjet. Ai nuk mund t’i japë udhëzime një prokurori për hetimet. Kjo është e ndaluar me ligj. Por, kreu i SPAK-ut u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre, koordinon punën e agjencitë dhe institucionet e tjera, paraqet buxhetin për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në Kuvend, paraqet në KLP raportin vjetor të punës së SPAK-ut, thërret në mbledhje prokurorët e posaçëm, nxjerrë vetëm udhëzime të përgjithshme pa ndërhyrë në hetime për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit si dhe miraton rregulloret e firmosura nga drejtori i Byrosë së Hetimit. Gjithashtu, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i jep ‘ok’ kreu të Byrosë për emërimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Edhe gjatë mbledhjeve të SPAK-ut, kryeprokurori ka të drejtë vetëm të japë mendime dhe të diskutojë. Kreu i SPAK-ut jep mendime për rregulloren e brendshme administrative të organizimit të SPAK, lidhur me përshkrimet e punës të të gjitha kategorive të nëpunësve civilë, për ngritjen e komisioneve të brendshme sipas nevojës, mbi projektbuxhetin si dhe diskuton çdo çështje tjetër me rëndësi për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 02/12/2022 14:00

    Largohet dhe komshiu gjirit te lalzit

    Përgjigju
  • emigranti: 02/12/2022 12:54

    Me ne fund do zevendesohet miku i ciftit banditesk Brisha-Metaj nga kryesia e SPAKUT pas nje derrmimi qe i beri krimit te organizuar te lidhur e te drejtuar nga Non Grata dhe spioni Metaj! Metaj dhe Berisha u cfiliten nga Kraja dhe do u duhen shume vite te mrrin veten!Bravo zoti Kraja,e mbajte fjalen dhe politika u pastrua nga elementet e korruptuar,vrases e kriminele me disa dosje te reja e shume te vjetra ne kurriz!Meriton nje dekorate nga mjeshtri i madh i dekoratave ,spioni Metaj!Mbaroi loja e dyfishte e Krajes me Amerikanet apo do e vazhdoje si kolone e peste brenda spakut akoma?Kush e di kete ?!

    Përgjigju
  • Iliri: 02/12/2022 12:50

    Spak i takon ta drejtojë .Altin duamani njeri serioz korrekt dhe prefewionist

    Përgjigju
    • !!!: 02/12/2022 13:37

      Njelloje jane te gjithe, asnje shprese nga mollet e krimbura ne te njejten shporte!

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?