Krahë pule të tiganisura shoqëruar me qepë të skuqur nga zonja Albana

24 Janar, 11:37| Përditesimi: 24 Janar, 11:41

  • Share

Krahë pule të tiganisura shoqëruar me qepë të skuqur

Përbërësit:

  • 500 gr krahë pule
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 limon
  • 2 lgj mustardë
  • 2 lgj keçap
  • 1 lgj mjaltë
  • 3 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i kuq
  • Fara susami

Për servirjen e krahëve të pulës:

  • 500 gr qepë
  • 2 lgj gjalpë
  • 100 ml verë e bardhë
  • Rigon i freskët
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim krahët e pulës në ujë me lëng limoni dhe i lëmë për 30 minuta. Më pas i skuqim në tigan me gjalpë. Në një tas vendosim hudhrën e shtypur, mustardën, keçapin, pak lëng limoni, mjaltin, kripën dhe piperin e kuq. I lëmë të ziejnë pak dhe i largojmë. I spërkasim krahët e pulës me fara susami.

Në një tigan me gjalpë vendosim qepët dhe i kaurdisim mirë, duke shtuar dhe pak kripë. I shuajmë më pas me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë rigon të freskët dhe pak ujë dhe i lëmë të ziejnë. Servirim në një pjatancë krahët e pulës me qepët e skuqura.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?