Ardian Ismajli

Krah Dzekos dhe yjeve të Serie A, futbollisti i Kombëtares në formacionin e javës

15 Nëntor 2022, 12:17| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 12:19

  • Share

Empoli fitoi në fundjavë 2-0 me Cremonese për javën e 15 të Serie A. Në këtë duel titullar ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. 26 vjeçari zhvilloi një 90 minutash të shkëlqyer, duke merituar edhe vendin në formacionin e javës.

"SofaScore" e ka renditur shqiptarin mes 11 emrave më të mirë të javës së 15 në Serie A, duke e vendosur krah emrave si Kean, Dzeko, Calhanoglu, Elmas apo Kalulu. Në mbrojtje veç Ismajlit që ka notën më të lartë (7.8) është edhe Izzo i Monza dhe kolegu i tij te Empoli, Walwkiwicz.

Këtë sezon në Serie A Ismajli ka luajtur në 11 takime, duke qenë shtylla e mbrojtjes së Empolit. Paraqitjet e mira bënë që shqiptari të firmoste deri në verën e 2025 me klubin e Serie A, teksa vlera e tij në treg sipas transfermarkt është 2.2 milionë euro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?