KQZ përjashtoi Berishën nga zgjedhjet e pjesshme vendore, Bardhi: Më 6 mars ka vetëm një PD, demokratët nuk i lidh asgjë me 'Shtëpinë e Ilirit'

4 Shkurt 2022, 13:45| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 13:49

  • Share

1643639910_GazmentBardhi1e15722814458262.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KQZ për përjashtimin e lëvizjes së Sali Berishës nga zgjedhjet e pjesshme vendore. Me një postim në Twitter, Bardhi thotë se me 6 mars ka vetëm një PD dhe se demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

"Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve", shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

KQZ nxjerr jashtë 'Shtëpisë së Lirisë' Berishën! LSI në koalicion vetëm me Nard Ndokën! Celibashi: S'pranohet me simbolet e PD


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?