Albin Kurti

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë/ KQZ nuk certifikon listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

22 Janar 2021, 21:59| Përditesimi: 23 Janar 2021, 07:51

  • Share

Lista për kandidatë për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja.

Kjo pasi ‘pro’ certfitikimt të listës së VV-së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ-së.

“5 vota për, s’cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka në mbledhjen që po zhvillohet prej orësh.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvëndësohen.

Valdete Daka para votimit ka theksuar se nuk është e drejtë që të mos certifikohen kandidatët që s’kanë probleme me ligjin.

Që nga fillimi i mbledhjes sot ka pasur tensione mes kryetares së KQZ-së dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes të cilët kanë insistuar të votohet në pako.

Para dy ditësh u bë publik fakti që kreu i LVV-së Albin u përjashtua nga lista e kandidatëve për garën për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Pas këtij lajmi kanë reaguar shumë mbështetës të Kurtit, duke pretenduar që kjo është e qëllimshme dhe nuk ka baza juridike. Edhe Kurti ka reaguar lidhur me këtë publikim, duke thënë se nuk është në dijeni dhe se vazhdon të jetë pjesë e listave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?