KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, Muharrem Caka i propozuar nga opozita votoi kundër

7 Gusht 2023, 11:42| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 14:10

  • Share

Gati 3 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve vulos përfundimisht rezultatin e 14 majit.

Sipas tabelave të miratuara në mënyrë zyrtare, certifikohet fitorja në 53 bashki e Partisë Socialiste, në 7 Bashki e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Berishës dhe Metës ndërsa 1 bashki u fitua nga partia minoritare MEGA.

Certifikimin e zgjedhjeve KQZ e vulosi pasi përfundoi i gjithë procesi i ankimimeve që bëri opozita me pretendimin se zgjedhjet u vodhën duke kërkuar përsëritjen e votimeve në disa bashki të vendit si Elbasan, Kuçovë, Belsh, Kamëz e Rrogozhinë. Vetëm në këtë të fundit u vendos përsëritja e zgjedhjeve 2 javë më parë, ku PS ruajti fitoren dhe thelloi rezultatin me më shumë se 1700 vota.

Në rang vendi, në zgjedhjet e 14 majit Partia Socialiste mori 43,11% të votave, ndërsa koalicioni I opozitës vetëm 18,44% e ndjekur nga PD, logoja e së cilës pati rënie drastike në 7,71% të votave. 14 maji shënoi rezultatin më negativ në një palë zgjedhje për opozitën.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?