KQZ 'kufizon' Qeverinë, pranon kërkesën e opozitës dhe ndalon dhënien e PPP-ve para zgjedhjeve

24 Dhjetor 2020, 18:49| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 20:39

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon propozimin e opozitës jashtëparlamentare për të ndaluar qeverinë të japë kontrata koncesionare dhe PPP 4 muaj para zgjedhjeve. Propozimi u dha fillimisht në KQZ nga anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Cakaj, përfaqësues i LSI. Kjo kërkesë e tij mori dhe dakordësinë e nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhej në propozimin e Cakajt.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?