KQZ kufizon qeverinë për zgjedhjet, Hyseni një dite para votimit të draftit: Të mos kapërcehet ligji, nuk do të thotë se puna do ndalet (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 16:47| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 18:07

  • Share

Një ditë para votimit të draftit që kufizon qeverinë për zgjedhje, mazhoranca nuk duket e shqetësuar, ndonëse thotë se shumë prej ndryshimeve të bëra nuk do ishin pranuar në kushte normale. Deputeti i PS, Alket Hyseni kërkon nga KQZ të mos kapërcehet gjithçka që është përcaktuar në ligj.

“Nuk është një draft që erdhi si rrufe në qiell të hapur, rrjedh nga marrëveshja e 5 qershorit që kemi bërë. Ndryshimet i kemi bërë me koshiencë, pavarësisht se nuk kushte normale ne nuk do ti pranonim. Ndryshimet kufizojnë ekzekutivin nga reklamimi i një sërë punësh, nuk na shqetëson kjo gjë sepse e rëndësishme është ti bësh punët e mira. Çfarëdo që të hedhë në akt-nënligjor KQZ e rëndësishme është të mos kapërcehen ato që janë përcaktuar në ligj. Kjo do të thotë që do të ndërpriten punët, pak rëndësi ka nëse do bëhet shoë për reklamimin e tyre apo jo. Të mos krijojmë alibi për opozitën”, shprehet deputeti socialist.

Deputeti i PS nuk e përjashton mundësinë e uljes në tryezë të palëve politike për ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor. Sipas Hysenit, Kodi aktual nuk është i plotë.

“Ne kemi dashur që reforma të jetë më e plotë,  por ishim të kufizuar nga ndërhyrjet e opozitës parlamentare. Ne e kemi thënë, dhe me opozitën kemi rënë dakord, pas këtyre zgjedhjeve të ulemi të gjithë bashkë dhe të ndërtojmë një kod zgjedhor më të plotë, sidomos për adresimet e OSBE-ODHIR,  kjo është e pashmangshme. Kodi Zgjedhor rregullon lojën e përbashkët politike dhe nuk mund të jetë e njëanshme”, thotë deputeti Alket Hyseni.

Pretendimet e opozitës për ndryshimin në Kodin Penal që lidhet me krimet zgjedhore do të reflektohen thotë Hyseni, ndërsa shton se për këtë arsye është kërkuar të bëhet votimi në Kuvend.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kuq: 22/12/2020 17:17

    mos!!ç’i paska bere corona zvkm-it

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?