KQZ i jep mandatin, Plarent Ndreca zëvendëson Ahmetajn si deputet i PS

15 Janar, 11:11| Përditesimi: 15 Janar, 12:02

  • Share

TIRANË- Plarent Ndreca do të jetë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. KQZ vendosi sot t’i japë mandatin juristit Ndreca, i cili zëvendëson Arben Ahmetajn që ndodhet në arrati.

Pasi Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit, kyekomisoneri Ilirjan Celibashi dha 'dritën jeshile' për dhënien e mandatit, ndërsa më pas ai do duhet të betohet në senacë plenare.

“Nuk verifikohet që të ketë kushte për mos zgjedhjen e tij si deputet në Kuvend, kështu vendos dhënien e mandatit zotit Plarent Ndreca”, tha Celibashi.

Mandati i kaloi Ndrecës, pasi refuzoi ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila aktualisht drejton Kadastrën. Ndreca mori 4008 vota preferenciale në zgjedhjet parlamentare 2021.

Ndreca do të zëvendësojë Arben Ahmetajn, pasi ky i fundit mungoi 6 muaj për shkak se është në arrati. Ahmetaj është në hetim për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie në lidhje me dosjen e inceneratorëve e ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?