Ilirjan Celibashi

KQZ i hoqi 61 emra nga lista e kandidatëve për deputetë, PD ankimon vendimin në KAS

19 Mars 2021, 14:29| Përditesimi: 19 Mars 2021, 16:07

  • Share

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton kanë dërguar në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve, vendimin e kryekomisionerit Celibashi për të reduktuar në 153 emra, listën e saj të kandidatëve për deputetë.

PD e quajti të paligjshëm vendimin për të shkurtuar listat e saj, pasi kjo e fundit dërgoi për të dytën herë listën me 214 kandidatë, me argumentin se neni 67 i Kodit Zgjedhor përcakton vetëm numrin minimal të kandidatëve, që sipas një përllogaritje të PD, është 177, dhe jo numrin maksimal të emrave që një parti politike duhet të ketë në listat e saj.

Lista e miratuar nga KQZ për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim 
Qarku Berat miratohen kandidatë nga nr 1-9  (PD kishte dërguar 12 kandidatë)
Qarku Dibër miratohen kandidatë nga nr 1-6  (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Durrës miratohen kandidatë nga nr 1-15 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Elbasan miratohen kandidatë nga nr 1-15  (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Fier miratohen kandidatë nga nr 1-18 (PD kishte dërguar 20 kandidatë)
Qarku Gjirokastër miratohen kandidatë nga nr 1-6 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Korçë miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD i kishte dërguar 18 kandidatë)
Qarku Kukës miratohen kandidatë nga nr 1- 3 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Lezhe miratohen kandidatë nga nr 1-9  (PD kishte dërguar 12 kandidatë)
Qarku Shkodër miratohen kandidatë nga nr 1-12  (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Tiranë miratohen kandidatë nga nr 1-36 (PD kishte dërguar 43 kandidatë)
Qarku Vlorë miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD kishte dërguar 19 kandidatë)
Përfaqësuesi i KQZ tha gjatë debateve në mbledhje tha se listat kanë më shumë kandidatë duke i numëruar ato qark për qark.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?