Foto e meparshme nga KQZ

KQZ i dërgon letër 4 partive për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve për zgjedhje: Propozimet brenda 11 janarit

8 Janar 2021, 15:39| Përditesimi: 8 Janar 2021, 15:56

  • Share

KQZ i ka dërguar letër partive kryesore në vend për propozimet për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një njoftimi KQZ thotë se partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë duhet të dorëzojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 Janar, që do të thotë se kanë edhe 3 ditë kohë.

Sipas rezultatit të shortit të KQZ, Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në KQZ këtë të premte 92 emrat për anëtarët e KZAZ.

Njoftimi i KQZ:

Partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 Janar 2021.

Pranë KQZ-së do duhet të depozitojnë propozimet dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë vijon:

1.      Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë:

-      dy anëtarë në çdo KZAZ;

-      anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift;

-      sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek.

Partia Demokratike do të propozojë:

-      dy anëtarë në çdo KZAZ;

-      anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek;

-      sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër çift.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;

4.      Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;

Në shkallë vendi, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30 % e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.

Bashkëngjitur gjeni shkresën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ju ka dërguar partive politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?