Komisioneri Ilirjan Celibashi

Politikë

KQZ 'djeg' PDIU-në, ja 4 partitë që do të numërojnë fletët e votimit në 25 prill

31 Mars 2021, 18:00| Përditesimi: 31 Mars 2021, 18:16

  • Share

TIRANË- Fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, do të numërohen nga Grupet e numërimit me 2 anëtarë të PS, 1 të PD dhe 1 të LSI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që anëtari i katërt i grupit të numërimit të jetë përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke i hequr mundësinë PDIU të kishte anëtarin e saj, ndonëse kjo forcë politike kishte më shumë se 2 mandate në zgjedhjet e kaluara.

Celibashi e argumentoi vendimin e tij me faktin që PDIU ishte pjesë e koalicionit PD e Aleanca për Ndryshim, dhe nuk garonte si subjekt më vete.

"PDIU nuk është subjekt zgjedhor, pasi nuk garon me listën e vet, por me kandidatë në koalicionin e partisë Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim, i cili është subjekti zgjedhor që merr pjesë në zgjedhje, e për këtë arsye nuk mund të ketë numërues veçantë koalicionit” tha Celibashi.

Vendimi i Kryekomisionerit: “Partia politike e shumicës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.03.2021, është Partia Socialiste e Shqipërise.

2. Partitë politike të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.03.2021, është LSI.

3. Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 (tre) ditëve në Komisionin  Ankimimeve dhe Sanksioneve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?