KQZ asgjëson fletët e votimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit

21 Shkurt 2020, 14:31| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 14:33

  • Share

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimin për asgjësimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të 2019.

"KQZ vendosi të hapë kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30.06.2019 dhe të administrojë dokumentacionin zgjedhor.

Gjithashtu, KQZ vendosi të asgjësojë fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet e datës 30.06.2019, me mënyrën e riciklimit" thekson KQZ-ja.

Në zgjedhjet e 30 Qershorit opozita nuk mori pjesë duke i bojkotuar, ndërsa socialistët morën 61 bashkitë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?