Selia e PD dhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj

Politikë

KQZ la në detyrë kreun e Bashkisë Mallkastër, PD ankimon në KAS vendimin e Celibashit

6 Korrik 2021, 11:56| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 12:06

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e KQZ për lënien në detyrë të kreut të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj. Ne dokumentin e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, PD argumenton se Isamilaj nuk mund të qëndrojë në detyrë për shkak se nuk ka integritetin e duhur për të ushtruar funksione publike.  

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi më 2 kokrrik që Qerim Ismailaj të vazhdojë drejtimin e Bashkisë Mallakastër edhe përse nuk reflektoi në formularin e demikriminalizimit dënimin që ka pasur në Greqi me tre vite burg në mungesë për veprën ‘Konflikti dhe Përleshja’. Sipas Celibashit, vepra për të cilën është dënuar Ismailaj në Greqi, në legjislacionin shqiptar dënohet maksimumi me gjobë, ndaj kryebashkiaku nuk ndodhet në kushtet e ndalimit.

Prokuroria i nisi hetimet vitin e kaluar pas denoncimit të Partisë Demokratike, që pretendonte se Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000. Qerim Ismailaj, i dalë kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 , u akuzua nga PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi se ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi ka qenë i dënuar në Greqi. Vetë Ismailaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me këtë dënim, pasi në të kundërt do e kishte deklaruar sepse nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.

Ankimimi i PD

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?