Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Armand Gurakuqi

28 Prill 2023, 15:13| Përditesimi: 28 Prill 2023, 15:14

  • Share

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin në Prokurorinë e Tiranës, Armand Gurakuqi. Ai u dogj në Vetting nga pasuria e tij, pasi pati bilance negative ndër vite, si për blerjen e dy apartamenteve dhe kryerjen e një investimi, në pjesën më të madhe me borxhe.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj relator, Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Armand Gurakuqi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?