Erion Pano

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Erion Pano

24 Nëntor 2022, 16:24| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 16:29

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi këtë të enjte konfirmimin në detyrë të prokurorit Erion Pano, i cili shërben aktualisht si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore dhe është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2005.

Nga viti 2013 deri në 2018-ën ai ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtuesit në këtë prokurori dhe që prej vitit 2020 është komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?