KPK konfirmon në detyrë Prokurorin e Apelit në Durrës, Ludovik Dodaj

8 Qershor 2020, 10:05| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 10:07

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj.

Dodaj, njëherësh edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka kaluar me sukses kriterët e vlerësimit.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur u Kualifikimit tha se nga hetimi i thelluar Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit, por sipas KPK u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008. Relatorja tha se atij i mungonin në analizën financiare të këtij viti një shumë prej 358 mijë lekësh.

Në fjalën e tij prokurori tha se ishin llogaritur gabim shpenzimet në vitin 2007 dhe argumentoi se nëse uleshin ato shpenzime llogaritë e tij familjare balancoheshin.

Komento

Komente

  • Tani: 08/06/2020 10:13

    Kaluan te gjithe xhaketat e vjetra... Ta lumsha moj Reforme.

    Përgjigju
    • EMILJANA KANE: 08/06/2020 19:52

      Xhaketat qe skane lux po djerse nga puna e veshtire dhe distancim nga Krimi.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?