Alma Felaj

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Alma Felaj! Kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj

14 Korrik 2023, 13:23| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 13:52

  • Share

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Alma Felaj, kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj. Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda Çiftja. Procesi i rivlerësimit për Felajn është bërë për të tre kriteret e vettingut, përfshirë kontrollin e pasurisë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin.

Pas konfirmimit në detyrë, vendimi i arsyetuar me shkrim, do t’i dërgohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj. Deputetja e mazhorancës ka edhe tre të afërm në tjerë në Prokurorinë e Tiranës, bashkëshortin dhe motrën si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.

Ermonela Felaj kohët e fundit është vënë në ‘shënjestër’ të opozitës, të cilët e akuzojnë se familjarët e saj kanë ‘pushtuar’ pushtuar prokurorinë e Tiranës. Jo më larg se dje, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj Felajt, duke thënë se bashkëshorti i saj ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Guri: 25/07/2023 18:35

    Mos i fusni njerzit ne nje kazan. Ajo eshte nje profesioniste e vertet.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 15/07/2023 08:23

    Njeri shembullor me integritet dhe vajze shume e mire, flas nga eksperianca, nuk ndaj te njejtin mendim per kolegët e saj

    Përgjigju
  • Iris: 15/07/2023 02:30

    Tani prokurorise ne Tirane i duhet vene tabela siper si zyrat avokatore jashte: /Prokuroria-FELAJ & FELAJ & FELAJ & FELAJ-Ofrojme sherbime prokurorie e prokurash per te gjithe te interesuarit./ Nese nuk eshte nepotizem e konflikt interesi ky,atehere cili eshte??!!

    Përgjigju
  • Erma: 15/07/2023 00:15

    Uaa po cfare thoni, sigurisht.

    Përgjigju
  • Lani: 14/07/2023 19:59

    Rrac e shemtut hajduta me cizme

    Përgjigju
  • Opgj Fier: 14/07/2023 16:56

    Alma Kola Felaj ështē një nga më të pregatiturat, me integritet të lartë dhe profesionalizēm. E ka merituar!

    Përgjigju
  • Stela: 14/07/2023 14:05

    Pse kishit dyshim? Jan ajka e ktij shteti te drejte

    Përgjigju
  • Habibi: 14/07/2023 13:50

    E si mund te ndodhte ndryshe valle. Ha ha ha ha reforma ne zhdrejtesi

    Përgjigju
  • populli: 14/07/2023 13:46

    pseeee, kishte ndo1 mundesi tjeter?! bashkimet profesionale te prokurorise fela-fela...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?