Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

1 Prill 2022, 09:48| Përditesimi: 1 Prill 2022, 09:49

  • Share

Këshilli i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyre drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Vendimi u dha këtë të premte nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.

Erjon Shehaj e ka nisur punën si prokuror në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është pjesë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë.

Më herët, ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa gjatë punës së tij si prokuror në Lezhë ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dhe tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku u prangosën disa persona, mes të cilëve dhe zyrtar publik.

Komento

Komente

  • Loni: 01/04/2022 14:39

    Uaaaaa. Pse nuk i gjeti asnje gje KPK! Te nipit te Stefan Cipes se PS? Qe e futi ne juridik me listat e shokut Ilir? Qe e futi "opgj" me shokun Theodhori? Dhe Prokuror me shokun Andriatik (Llalla)???? Po nga i gjeten burimet financiare me te shoqen gjyqtare qe blene shpi tak fap??? Aaaaaa kontratat noteriale qe medemek kane marre hua lart e poshte dhe qe jane te falsifikuara....

    Përgjigju
    • Athina: 02/04/2022 08:47

      Te te vi turp qe ze ne goje Stefan Cipen nje nga personalitetet me te pasterta te politikes shqiptere dhe nipi I tij eshte nje djale king ne te gjitha drejtimet. Ti nga I keto te dhena o Loni apo je pastruesi I noteris ku Jane falsifikuar documentat.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?