Elona Alvora

KPK konfirmoi në detyrë prokurorën e Vlorës Elona Alvora, Komisioneri Publik ankimon vendimin: Hetimi nuk është bërë i plotë

9 Gusht 2022, 19:30| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 20:24

  • Share

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Prokurorisë së Vlorës, Elona Alvora. Në njoftim thuhet se nga shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, Komisioneri Publik konstaton se procesi i hetimit i kryer nga Komisioni nuk ka qenë i plotë e për rrjedhojë, në gjendjen që janë aktet, nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit është në kushtet për konfirmim në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik synon hetim të mëtejshëm të kriterit të aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, pasi thotë se përfundimet e Komisionit për këtë kriter kontrolli nuk gjejnë mbështetje të plotë në aktet dhe provat e administruara. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të një hetimi të plotë, të vendosë në mënyrë alternative: ndryshimin e vendimit nr. 538, të dhënë më datë 6 korrik, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose lënien në fuqi të këtij vendimi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?