Anila Guri

KPK e shkarkoi nga detyra për probleme me pasurinë, KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri

10 Qershor 2022, 10:57| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 11:03

  • Share

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri është konfirmuar në detyrë nga KPA. Vendimi i KPA rrëzon KPK që e shkarkoi nga detyra pasi i gjeti probleme me pasuritë.

Kujtojmë se në përfundim të hetimit administrativ për gjyqtaren Guri për të tri kriteret, atë të deklarimit të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit, problemet u hasën tek pasuria.

Nga KPK, Gurit ju gjetën probleme me pasurinë të vëna në dukje në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.

Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku shërben prej më shumë se 23 vitesh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?