Gentiana Xhelili në seancën dëgjimore me KPK

KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili

3 Korrik 2023, 21:57| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 21:59

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili. Siç bëhet me dije në vendimin e KPA-së, tupa gjykuese e përbërë Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosën për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili.

‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 369, datë 21.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 03.07.2023, në Tiranë.’- njofton KPA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi me 21 prill gjyqtaren e Gjykatës Administrative Vlorë, Gentiana Xhelilin me arsyetimin se kishte mungesë burimesh për krijimin e pasurisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?