Gjyqtarja e Beratit, Adelajda Gjuzi me bashkëshortin

Kronikë

KPK e konfirmon në detyrë, gjyqtarja e Beratit ndan gëzimin me bashkëshortin dhe i dhuron një puthje

7 Shtator 2021, 12:37| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 12:44

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë ditën e sotme gjyqtaren e Beratit, Adelajda Gjuzi.

Lumturinë për këtë vlerësim, e ndau menjëherë më bashkëshortin e saj të cilit i dhuroi një puthje pa hezitim.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Gjyqtaria mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës së saj, ndërsa për profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje të rënda procedurale.

Gjatë seancës dëgjimore të cilën zhvilloi ditën e enjte, Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prindërit e bashkëshortit si dhe për dy garazhe të blera nga vjehrri, për të cilat u ngritën dyshime se mund të jenë prona të fshehura por Gjuzi e kundërshtoi këtë konstatim.

Adelajda Gjuzi përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Gjatë periudhës 2014-2015, Gjuzi ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë dhe është kthyer më pas në Berat në funksionin e gjyqtares.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qamil: 22/07/2023 21:47

    Eh..... cfare puthie hipokrite. Eh ta di qamili i varfer ca behet.....

    Përgjigju
  • Agjenti: 07/09/2021 12:30

    Puthje gezimi. Eshte e lumtur e shkreta se e kaloi prandaj po feston. Nje njeri i paster ska nevoje per festime te dickaje qe e di se e kalon pa problem.

    Përgjigju
  • Tutu: 07/09/2021 12:11

    E cuditeshme…!!!…. Vetem gjyqtareve u bejne dhurata …!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?