KPK e konfirmoi në detyrë, Komisionieri Publik i kërkon KPA shkarkimin e prokurorit Dodaj

9 Korrik 2020, 16:59| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 17:02

  • Share

Pas konfirmimit në detyrë nga KPK për Ludovik Dodaj, Komisioneri Publik në KPA ka kërkuar ndryshimin e vendimit për prokurorin, pasi ky i fundit nuk plotëson kriterin e besueshmërisë.

Referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPA thotë se vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ludovik Dodaj, prokuror në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit në Durrës.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?