Gjyqtarja e Apelit në Vlorë, Iliba Bezati

Kronikë

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit në Vlorë, Komisioneri Publik ankimon vendimin

5 Maj 2021, 16:34| Përditesimi: 5 Maj 2021, 16:40

  • Share

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtares e Apelit në Vlorë Iliba Bezati, e cila kaloi vettingun pak muaj më parë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?