Foto ilustruese

Kronikë

U shkarkua nga KPK dy vite më parë, prokurori Hysni Vata përjashtohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë! Probleme në të tri kriteret

15 Korrik 2021, 15:52| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 14:10

  • Share

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokurorin Hysni Vata. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) në shtator të 2019.

Nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare Vata ka balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Vata për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.

Pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëruar si zëvendës të tij prokurorin Abaz Muça. Ky i fundit u miratua në këtë pozicion si i përkohshëm dhe ka marrë 8 vota pro tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?