Ish prokurori i Tiranës Adnand Xhelili

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Adnand Xhelilin

29 Korrik 2022, 11:11| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 11:17

  • Share

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës Adnand Xhelili.

KPA vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e KPK marrë në mars 2020 i cili shkarkonte prokurorin e Prokurorisë së Tiranës me arsyetimin se nuk justifikonte dy prona.

Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare. Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?