Hysen Keta

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin Hysen Keta

17 Mars 2022, 17:30| Përditesimi: 17 Mars 2022, 18:13

  • Share

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë kryeprokurorin e Përmetit, Hysen Keta. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj.

Keta u shkarkua nga KPK për shkak se nuk justifikonte pasurinë, por pas rivlerësimit u vërtetua se është i pastër në të trija shtyllat e vlerësimit.

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.59/2019, datë 13.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysen Keta  kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Keta dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.03.2022", thuhet në vendim zyrtar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?