KPA lë në fuqi masën disiplinore ndaj prokurores së Dibrës, Belina Zenelit

24 Nëntor 2023, 19:27| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 19:32

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi ditën e sotme, masën disiplinore të të caktuar ndaj prokurores së Dibrës, Belina Zeneli, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

KPA i përbërë nga Sokol Çomo kryetar, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, ka vendosur mospranimin e ankimit të magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), kundër vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë Dibër”.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryetar, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 2/2022, datë 20.06.2022, që i përket ankueses Belina Zeneli (Kryemadhi) kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 20, datë 31.01.2022, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. 

Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi: 

Mospranimin e ankimit të magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), kundër vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë Dibër”,- thuhet në njoftim.

 

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?