Prokurori, Ylli Bashaj

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë për prokurorin Ylli Bashaj! Nuk u gjetën shkelje gjatë hetimeve për pasurinë

2 Shkurt, 15:49| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:54

  • Share

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi sot (2 shkurt) vendimin që konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj duke rrëzuar ankimin e Komisionerit Publik. Shumica e anëtarëve të KPA e konsideroi të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta konfirmuar në detyrë prokurorin.

Ai u konfirmua në detyrë qershorin e vitit të kaluar por pas ankimimit të Komisionerit Publik ku kërkohej hetimi i plotë i pasurisë së prokurorit, diferenca negative që iu gjet Bashajt në transaksionet që kishte kryer për blerjen e një apartamenti, nuk ishte në nivele domethenëse.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 671, datë 14.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.06.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ylli Bashaj.

- Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm”- thuhet në vendim.

Bashaj u përball kryesisht me pyetje që kishin të bënin kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Ai këmbënguli në vërtetësinë e deklarimeve dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?