Kovaçevski në ‘Panairin e Verës’: Mundësi e shkëlqyer kontakti dhe bashkëpunimi për bizneset

1 Shtator 2022, 13:53| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 14:44

  • Share

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e konsideroi panairin e verës në Beograd si një mundësi të shkëlqyer për bizneset.

“Sot kemi mundësi të barabarta për të paraqitur në këtë panair produktet dhe mundësi e madhe për kontakte biznesi në nivel ndërkombëtar. Marrëveshje të reja, duke investuar dhe u zgjeruar. Shpresoj që ky panair të shndërrohet në traditë dhe të ofrojë gjithmonë e më shumë mundësi bashkëpunimi. Maqedonia e Veriut është eksportuesi i dytë më i madh i verës në rajon dhe e 29 në botë.  Ne po rrisim eksportin e verës me shishe”, tha ai.


Lajmi kryesor:

'Open Balkan'/ Në Beograd mbahet 'Panairi i Verës', për herë të parë 22 firma nga Shqipëria ekspozojnë produktet në Serbi! Rama: Nismë për njerëzit, shumë kohë humbëm (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?