Dimitar Kovacevski dhe Ana Brnabiç

Kovaçeski dhe Brnabiç nënshkruajnë memorandumin për hekurudhën e shpejtë Beograd-Nish-Shkup

17 Nëntor 2023, 20:57| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 21:01

  • Share

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar ditën e sotme një memorandum për transportin hekururdhor.

I nënshkruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç, memorandumi përfshin ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtë që do të lidhë Beogradin dhe Shkupin përmes Nishit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Brnabiç, Kovaçeski është shprehur se memorandumi nënkupton ndërtimin e një linje hekurudhore të një standarti të lartë.

"Ky memorandum për bashkëpunim ka të bëjë me një linjë, objektivi përfundimtar i së cilës është të lidhë Athinën, Selanikun, Shkupin, Nishin, Beogradin, Lubjanën dhe Salzburgun dhe do të ketë një këmbë edhe në Budapest. Konkretisht, ne diskutuam një seksion Shkup-Nish-Beograd. dhe lidhjen e tij me aeroportin e Shkupit”,- tha Kovaçevski.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?