Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias gjatë një takimi zyrtar

Kotzias në Tiranë? Përgjigja (jo)“diplomatike” e MPEJ: Shihni mediat greke!

27 Mars 2018, 16:20| Përditesimi: 27 Mars 2018, 17:39

  • Share

Euro News në versionin grek duke cituar burime diplomatike bën me dije se këtë të enjte ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias do të udhëtojë drejt Shqipërisë,  ku do të takojë homologun e tij shqiptar.

Të njëjtat burime thonë se  nga Tirana ai më pas  do të udhëtojë drejt Vjenës ku ka një raund bisedimesh me homologun maqedonas.

Euronews në greqisht nuk ka dhënë detaje të tjera për qëllimin e kësaj vizite e cila do të ndodhë vetëm një javë pasi presidenti i republikës Meta miratoi grupin negociator të Shqipërisë.

Ministria për Europën dhe Punët  e Jashtme kontaktuar nga Report TV hezitoi të konfirmonte këtë takim por tha se duhet të shikojmë mediat greke.

Një përgjigje aspak profesionale aq më tepër kur bëhet fjalë për një vizitë të rëndësishme si ajo e ministrit të jashtëm grek për vetë kohën kur zhvillohet dhe interesin e lartë publik që kanë ngjallur diskutimet shqiptaro-greke.

Që prej vitit të shkuar Shqipëria dhe Greqia kanë zhvilluar takime informale të quajta eksploratore nga diplomacia shqiptare për zgjidhjen e problemeve sat ë vjetra dhe të reja mes dy vendve.

Lajmi në Euronews-in grek për vizitën e Kotziasit në Tiranë

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?