Kotoleta qingji në zgarë nga Zonja Vjollca

17 Prill 2020, 10:07| Përditesimi: 17 Prill 2020, 12:06

  • Share

Kotoleta qingji në zgarë

Përbërësit:

1 kg kotoleta qingji

Kripë dhe piper i zi

Rozmarinë

Vaj

500 gr patate të vogla

Sallata:

Rukola

1 karrotë

2 kërpudha

Açeto balsamike, vaj

Përgatitja:

Marinojmë mishin me piper të zi, kripë dhe vaj.

Ngrohim tiganin e zgarës dhe vendosim kotoletat dhe rozmarinë. Kotoletat i kthejmë nga të dyja anët për pak minuta, derisa të shohim që sipërfaqja të zërë kore. Presim kërpudhat, i lyejmë me pak kripë, piper e vaj dhe i vendosim në tigan për tu pjekur.

Ndërkohë në një tenxhere vendosim patatet e vogla për të zierë 7-8 minuta. I kullojmë dhe i pjekim në tiganin e zgarës në yndyrën që kanë kulluar kotolecat, i shtojmë kripë dhe rozmarinë.

Përgatisim një sallatë me rukola, ose mix sallatë me karrota, kërpudhat e pjekura dhe pak domate. E marinojmë sallatën me açeto, vaj ulliri, kripë, piper dhe shërbejmë kotoletat e qingjit me sallatë dhe patate.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?