Kostumografja Anila Zajmi Katanolli, artistja klasike dhe ekstravagante: Babai, frymëzim imi

17 Janar 2023, 20:05| Përditesimi: 17 Janar 2023, 22:35

  • Share

Ajo është stiliste, piktore, kostumografe. Shpesh nuk kuptohet ku nis njëra e ku përfundon tjetra, sepse tek Anila Zajmi Katanolli të gjitha dimensionet e artistes janë një.

Ajo erdhi në “Esencë” në një rrëfim të ndjerë dhe shumë të sinqertë për jetën personale dhe atë profesionale.

Dëshira e saj për të qenë pjesë e artit ka lindur që në fëmijëri ku ajo e ka pasur të qartë se cili do të ishte profesioni i saj. E dhënë pas stilit  dhe dukjes, me një kujdes nga e ëma që i qepte të gjitha veshjet ajo nuk e pati fort të vështirë të ndiqte rrugën e saj.

E rritur me disiplinë mes sportit, me një mama gjimnaste dhe artit me një baba piktor, Anila kujton që të dyja fushat e kanë ndihmuar shumë që të ndërtojë  karakterin.

“Prezenca e tim eti në jetën time, në ide në mendime ka qenë e jashtëzakonshme”-rrëfen ajo duke e konsideruar të atin mentorin e jetës së saj.

Traditën, lidhjen e saj të fortë me natyrën dhe gjendjet emocionale i ndërthur gjithnjë në pikturat veshjet dhe kostumet e saj.

Një pasion për teatrin lindi tek Anila Zajmi një dëshirë të hershme për të studiuar teatër, por në një mënyrë ajo u lidh me këtë të fundit,d uke qenë kostumografe e mjaft shfaqjeve të teatrit ndër vite.

Një surprizë nga e bija, Jola ishte finalja emocionuese e një rrëfimi të veçantë të artistes Anila Zajmi Katanolli në studion e “Esencë”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?