Kostoja e patentës, Gonxhe për Report Tv: Është çështje tatimore, s’do rritet çmimi për qytetarët

1 Mars 2023, 14:17| Përditesimi: 1 Mars 2023, 21:19

  • Share

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka folur sërish në lidhje me rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja. I ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ai theksoi se po synohet që të luftojnë fiktivitetin në tregun e autoshkollave.  Edhe pse nuk do të ketë një rritje çmimi direkte për qytetarët për patentën, praktikisht takon që kjo rritje të jetë e tërthortë. Sidoqoftë Gonxhe thotë, është në dobi të qytetarëve dhe të shërbimit.

Goxhe rithekson se nuk ka nismë për të rritur çmimin por të rregullohet programi me më shumë cilësi.

“Se kuptoj pse është ky qejfi madh për ta shitur këtë gjë në këtë lloj forme. Nuk ka nismë për të rritur çmimin. Ideja është që e vetmja nismë (detyrë), misioni ynë, tagri ynë ligjor... DSHPTRR e vë përballë presionin të vazhdueshëm grupin e interesit të cilët kanë qenë në vështirësi në shumë aspekte për shkak se kanë qenë në konkurrencë të pandershme. Nga lloj lloj sekserësh. Beteja e tyre, kërkesat dhe presioni i tyre ka qenë karshi shtetit. Ta bëjmë programin me cilësi.”- thotë Goxhe.

Sa i takon tymnajës së krijuar, Gonxhe riktheksoi se nuk ka vend për panik, është e gjitha një çështje tatimore. Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion për këtë marrëveshje

“Meqenëse gazetarët e opozitës thotë vraponi se keni në datën 1 keni kohë, normale që do hapin panik. Pra është lehtësim për qytetarët tanë. Jam paraqitur te drejtoria e përgjithshme e tatimeve, është njohur me këtë dhe si referencë tatimore kanë paraqitur një sërë kostosh. Kjo s’do të thotë asgjë, s’ka thënë askush që qytetarët do paguajnë më tepër. Pra kjo është çështje tatimore.”- thotë Gonxhe.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ergys Verdho: 01/03/2023 18:36

    Ti me këto teoritë e inovacionit të firmës tënde albarent.. thjesht po promovon të pasuruarit me drogë dhe ata qe te kanë blerë. Thjesht je rasti pas Arben Ahmetaj qe do kalosh në renie te lire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?