Kosto e lartë, por pa treg! Kalbet shalqini në Torovicë, fermeri: Këtë vit kam mbjellur më pak se nuk shitet

29 Gusht 2022, 14:46| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 14:54

  • Share

Për shkak të mungesës së vaditjes, fermerët që e kultivojnë kanë përgjysmuar prodhimin e këtij fruti. Ata thonë se problem kryesor kanë gjetjen e tregut të shitjes.

“Sivjet me thënë të drejtën nuk ka pasur prodhim sepse për shkak të thatësirës, mungesës së vaditjes.  Më pak kam mbjellë sivjet sepse kur një vit nuk shitet vitin tjetër mbillet më pak. Shumë ka kosto për ne, sa kanë shkuar plehrat kimike dhe punimet, e gjitha janë rritur janë dyfishuar.

Ndërsa ankohen për mungesën e mbështetjes nga institucionet përgjegjëse për bujqësinë fermerët në Torovicë thonë se kostoja e kultivimit të produktit është e lartë dhe se po shkojnë drejt falimentit 

”S’ka ujë. S’ka pas treg se nuk e merr kush bostanin e plasur. Kam 60 dynym, kemi shitur në rrugë kush e merr ndonjë kokërr. Tjetri ka mbetur në arë është prishur dhe është kalbur.”

Prej vitesh shumë familje e fermerët në fushën e Torovicës e kanë të lidhur jetesën me kultivimin e këtij produkti, por vitet e fundit shumë po e braktisin tokën për shkak të kostos dhe mungesës së sigurisë që prodhimet mund të japin rendiment.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?