Foto nga Tirana

Kosto e lartë e jetesës, rriten me kreditë konsumatore u morën më pak kredi për shtëpi

17 Nëntor 2023, 16:10| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 16:51

  • Share

Kostot e shtuara të jetesës, të ndikuara prej çmimeve të larta që vijojnë prej dy vitesh, po rrisin kërkesën e qytetarëve për kredi konsumatore. Në një raport për tendencat e kreditimit, Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e tretë të këtij viti, ka pasur ngadalësim të kërkesës për kredi hipotekore dhe përshpejtim të kredisë për konsum.

Gjatë këtij tremujori kredia për konsum është rritur me 10%, e cila është 2% më e lartë se gjashtëmujori i parë i vitit. Kërkesa për kredi për konsum është rritur pavarësisht se normat e interesit kanë qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel me periudhën janar-qershor. Konkretisht për muajit korrik-shtator interesat e kredisë konsumatore ishin 9.3% nga 9.4% që ishte në muajit e parë.

Ndërsa kredia hipotekore që merret më shumë për blerje shtëpie gjatë këtij tremujori u rrit me 13.5%, ose 3% më pak se në gjashtëmujorin e parë të vitit.

“Pavarësisht konkurrencës së lartë mes bankave dhe lehtësimit të vazhdueshëm të kushteve në këtë segment, kërkesa e individëve është ngadalësuar në pasqyrim të rritjes së kostos së kredisë për banesa dhe shtrëngimit të buxhetit familjar nga çmimet e larta të jetesës”, thuhet në raport.

Interesat e kredisë për blerje banese ka zbritur në 4% nga 4.3% që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit. Ashtu si bizneset, edhe qytetarët e kanë orientuar kërkesën e tyre për kredi drejt monedhës vendase. Shkaku kryesore i kësaj zhvendosje thotë Banka e Shqipërisë janë normat më të ulëta të interesit të kredisë në lekë krahasuar me atë në euro.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?