Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 81 raste të reja me koronavirus dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 2,058 raste aktive me COVID! Shërohen 403 të tjerë

27 Shkurt 2022, 15:41| Përditesimi: 27 Shkurt 2022, 15:46

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 81 raste të reja me koronavirus nga 1,699 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë. Sakaq, gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 329 doza vaksine.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,812,571 doza vaksine ndërsa 815,710 persona i kanë marrë të dyja dozat.

Aktualisht në të gjithë vendin janë dhënë 2,058 raste aktive me koronavirus.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?