Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 249 të infektuar dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 5,073 raste aktive me COVID! Shërohen 1,129 të tjerë

19 Shkurt 2022, 15:05| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 15:07

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 249 raste të reja me koronavirus nga 2,804 testime të kryera. Fatkeqësisht 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 1,209 persona janë vaksinuar ndërsa 812,831 i kanë marrë të dyja dozat. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,806,746 doza vaksine.

Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 5,073 raste aktive me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,129 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 216,794 prej fillimit të pandemisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?